image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Shëndetësi

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

news image

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka publikuar raportin e fundit 24-orësh mbi gjendjen e pacientëve në QKUK dhe spitalet tjera rajonale.

Në gjithë ShSKUK-në po trajtohen 34 pacientë nga COVID-19, prej tyre 6 të konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe 28 të tjerë postCOVID-19.

Sipas këtij Shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Pejës,1 pacient

/GazetaSinjali/