image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

news image

Trajtimi i pacientëve me COVID-19, është duke vazhduar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Atje aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga ky numër, 18 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse 5 në gjendje të rëndë.

“Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 18 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë” ,njofton Spitali i Pejës, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 194 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./ Gazeta Sinjali/