image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

news image

Trajtimi i pacientëve me COVID-19, është duke vazhduar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Atje aktualisht po trajtohen 22 pacientë, nga ky numër, 17 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse 7 në gjendje të rëndë.

“1 pacient është shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë”,njofton Spitali i Pejës, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./Gazeta Sinjali/