image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Shëndetësi

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor nga COVID-19 aktualisht janë 112 pacientë. 89 pacientë janë me oksigjeno-terapi, tetë në Mjekim Intensiv dhe prej tyre 106 të konfirmuar pozitivë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 50 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 9 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient dhe Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacient.

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 11 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Ferizajt, 10 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.

/GazetaSinjali/