image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës - Sinjali

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK, sot po trajtohen 39 pacientë, 11 të konfirmuar me COVID-19 pozitiv dhe 28 të tjerë më post-COVID.

Sipas SHSKUK-së, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 10 prej tyre janë me oksgjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk është asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 5 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient;

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;

Spitali i Pejës, 1 pacient;

Spitali i Ferizajt, 1 pacient./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin