Sipas ShSKUK në klinikat COVID-19 në trajtim mjekësor janë 67 pacientë prej të cilëve 59 pozitiv kanë rezultuar me koronavirus kurse me oksigjeno-terapi janë të shtrirë 48 pacient, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa, në mjekim Intensiv janë të shtrirë 8 pacientë, 6 në Klinikë Infektive dhe 2 në spitalet e përgjithshme.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 29 pacientë;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë;
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë;
Spitali i Pejës, 2 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient;
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë.