Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 37 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar me COVID dhe 28 që kanë kaluar virusin.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 3 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-COVID;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar;
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 1 pacient;
Spitali i Pejës, 1 pacient;
Spitali i Ferizajt, 1 pacient. /GazetaSinjali/