Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në raportin e datës 15 nëntor 2021, në tërë SHSKUK-në në trajtim mjekësor janë gjithsej 38 pacientë, prej tyre 13 të konfirmuar me COVID-19 dhe 25 të tjerë post-COVID.
Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive është vetëm një pacient.
Në Spitalin e përgjithshëm të Gjakovës, në trajtim nga COVID-19 janë 4 pacientë nga Shqipëria.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-COVID, sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-COVID-19;
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient;
Spitali i Prizrenit, 1 pacient;
Spital i Pejës, 5 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./GazetaSinjali/