image Gjendja aktuale e kufijve, vetëm në këtë pikë ka kolona

Kosovë

Gjendja aktuale e kufijve, vetëm në këtë pikë ka kolona

news image

Vendkalimet kufitare në Kosovë vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim pavarësisht fluksit të madh të bashkatdhetarëve.

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të dhënat e fundit dhe kolona janë krijuar vetëm në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë. Kolonat në hyrje të kësaj pike arrijnë deri në 600 metra.

Ndryshe, me rregullat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, bashkatdhetarët që hyjnë në territorin e Kosovë duhet të kenë testin negativ për coronavirus.

Theksojmë se në 24-orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 309 raste të reja me coronavirus.

/Gazeta Sinjali/