image "Pa ma pru edhe gruan tënde me ta q* nuk barazohemi"/ Kjo është femra që ndihmoi për t'i vënë në kurth dy shqiptarët nga Maqedonia

Ekskluzive

“Pa ma pru edhe gruan tënde me ta q* nuk barazohemi”/ Kjo është femra që ndihmoi për t’i vënë në kurth dy shqiptarët nga Maqedonia

news image

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një rast të rrëmbimit të dy shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut nga dy zyrtarë policorë dhe tre të dyshuar të tjerë. Gjithë këtë ngjarje, Sinjali raportoi se dyshohet se e kurdisi zyrtari policor Visar Kerçeli bashkë me të dyshuarën, Margona Islamin.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se Margona Islami, dyshohet se ka joshur viktimat në vilën ku po qëndronin, në mënyrë që më vonë t’u kërkohet para familjarëve të tyre.

Pasi kishin kurdisur kohën, vendin dhe mënyrën e “kapjes në flagrancë” të viktimave, zyrtari policor shkoi në vendin ku e priste e dashura me viktimat dhe hyn duke i kërcënuar më armë.

Gjatë tërë kohës sa ka biseduar me viktimat dhe familjarët e tyre, ai shtiret sikur e ka zënë me gruan e tij dhe se këtë punë e “lanë vetëm paraja dhe gruaja e viktimës.

Zyrtari policor Visar Kerçeli derisa i kërkonte para vëllait të njërit nga viktimat, dyshohet t’i ketë thënë se pa ma pru gruan tënde këtu me ta q* edhe unë, plus paratë, nuk barazohemi”. Kerçeli gjatë gjithë kohës, Margona Islamin e ka paraqitur si gruan e tij.

Sinjali pak më parë publikoi videon e siguruar, të cilën zyrtarët policorë dyshohet se ua kanë dërguar familjarëve të viktimave për t’u kërkuar para për lirimin e tyre.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/