Kohë më parë, sipas hulumtimit të shkencëtarëve, Bella Hadid është shpallur femra më e bukur në botë. Bella, sipas analizave të grupit të shkencëtarëve të cilët merren me detajet më të imta, është shpallur femra më e bukur në botë me proporcionin perfekt të fytyrës.
Proporcionet e fytyrës së saj me 94,35 për qind i përgjigjen “mesatares së artë”, përkatësisht proporcioneve të arta, masa të cilat paraqesin perfeksion fizik.
Sytë e saj, vetullat, hunda, buzët, faqet, mollëzat e faqeve dhe forma e fytyrës pothuajse janë të përsosura sipas kuptimit të bukurisë te grekët e vjetër.
Mirëpo, sipas listës tradicionale TC Candler, Bella nuk është gjendur në këtë listë.
Në këtë listë kryesisht gjenden emrat që janë më pak të njohur, mirëpo lista paraqet zgjedhje të bukurosheve më të ndryshme.
Kështu në këtë listë, më saktësisht në vendin e parë është gjendur këngëtarja 20-vjeçare, anëtare e grupit “Twice” Chou Tzu-yu, e cila është e famshme në Korenë Jugore, ndërsa ka fituar falë votave të adhuruesve.
Në video-xhirimin më poshtë shikoni 100 femra më të bukura të listës tradicionale TC Candler: