image Monika Kryemadhi: Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime - Sinjali

Monika Kryemadhi: Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime

news image

Monika Kryemadhi, ka reaguar pas artikullit në një media austriake ku ajo akuzohej për operacione plastike.

E ftuar në Syritv, Kryemadhi tha se ajo “akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna”, pra duke mohuar që të ketë bërë ndërhyrja estetike për të përmirësuar pamjen e saj.

Ajo tha se “më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime, pavarësisht se jam shumë e indinjuar se ende nuk kam bërë asnjë operacion plastik, jam ende shumë e re nuk kam abuzuar me jetën time, as me droga as me alkool”.

Sipas saj, acidi dhe botoksi nuk janë operacione plastike, operacione janë kur tërheq gjoksin dhe fytyrën dhe ata që e kanë bërë shkrimin i kanë bërë vetë mos ja u them edhe ku i kanë bërë.

Mes tjerash ajo tha se “ata që kanë e shkruar artikullin të rinë rehat sepse Monika Kryemadhi është në gjenetikisht shumë në formë. Çdo ndërhyrje kirurgjikale për probleme shëndetësore që unë kam bërë i kam deklaruar dhe të jeni të bindur se ky është një proces që nuk e fsheh dot”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin