image Kjo është data e fundit kur mund të aplikoni për shtesat prej 100 euro

Financa

Kjo është data e fundit kur mund të aplikoni për shtesat prej 100 euro

news image

Në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës është hapur linku përmes së cilit punëtorët e sektorit privat mund të aplikojnë për shtesat prej 100 eurosh nga Qeveria e Kosovës.

Lidhur me këtë, Ministria e Financave dhe Transfereve ka dalë me një sqarim për qytetarët, ku bëhet e ditur se aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit në linkun në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim

Sipas njoftimit, aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.

/GazetaSinjali/