Na ndajnë më pak se dy orë nga përballja në fushën e futbollit mes Kosovës e Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, duel ky i cili do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pak para fillimit të kësaj ndeshjem kryeqyteti ka marrë atmosferë futbollistike sot me tifozë edhe të Zvicrës, ku gjithsej 700 prej tyre po qëndrojnë në Kosovë për të përkrahur kombëtarëb e tyre, ndërsa stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbushur plot edhe me tifozët e Kosovës.
“Kosova e shqiptarëve, Zvicra me shqiptarët”, shkruhet në njërën prej pankartave të tifozëve, teksa në stadium veçse kanë filluar këngët patriotike.
Tifozët e të dyja ekipeve janë mbledhur bashkë duke u argëtuar e kënduar.
Much love between #Kosovo and #Switzerland fans in Prishtina 😍 🇽🇰🇨🇭 pic.twitter.com/ZgK5AZ3CQs
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) September 9, 2023