image Kjo është arsyeja pse duhet të bëni seks çdo natë

Këshilla

Kjo është arsyeja pse duhet të bëni seks çdo natë

news image

Ka shumë arsye që sonte të mos bëni seks me bashkëshortin, por ka edhe shumë arsye që ju duhet të bëni 7 ditë në javë.

Gazeta “Huffington Post”ka bërë një studim në të cilin kërkohet që lexuesit të cilët kanë marrëdhënie seksuale çdo natë, të tregojnë eksperiencat e tyre.

Përmirëson kohën tuaj së bashku

“Burri im dhe unë kemi marrëdhënie seksuale cdo natë,sepse ai është momenti që është rezervuar vetëm për ne të dy.Ne jemi prindër të një fëmije,por kur shtrihemi në shtrat ne mundohemi të shpenzojmë pjesën tjetër të natës në dashuri.Seksi na ndihmon që ta largojmë stresin dhe të jemi të lumtur ”tha një lexues.

Mund të jetë një mënyrë e mirë për ushtrime

“Une kam 4 fëmij dhe nuk kam kohë për palestër,e seksi është e vetmja mënyrë që të mbajë trupin tim në form”, tha Tera M. nga Oklahama.

Heq mendjen tuaj nga rutina e përditshme

“Seksi mua dhe bashkëshortin tim na mban larg nga realiteti. Na bën që ti harrojmë ditët e këqija dhe na mbush me jetë” tha Sara K. nga Panama City, Florida.

Do të grindeni më pak

“Secili prej çifteve dihet që grindet. Gjëja më e rëndësishme për ne është se ne ulemi dhe e zgjedhim problemin duke biseduar. Seksi çdo natë na ndihmon të jemi të lidhur fort për njëri tjetrin. Seksi është pjesa vitale e martesës.I mban çiftet bashkë” ka thënë Teresa F.nga Michigani. 

/GazetaSinjali/