image Kjo është gjëja më e besdisshme që mund t'i bëni vetes dhe partnerit gjatë seksit - Sinjali

Kjo është gjëja më e besdisshme që mund t’i bëni vetes dhe partnerit gjatë seksit

news image

Sa e besdisshme është të jesh në mes të aktit me partnerin tënd dhe telefoni i tij bie. Eshtë shoku me të cilin e ka lënë të takohet më vonë për një birrë, por ky informacion është gjëja e fundit që do të dish në ato momente. Bën një tentativë që të ai të mos e hapë, por e kotë. Tundimi për t’ju përgjigjur është edhe më i madh se vetë dëshira për të vazhduar seksin.

Në fakt, studime të shumta kanë provuar se celularët po na shpërqëndrojnë edhe nga jeta seksuale.  Sipas studimit të kryer në University of Virginia ka rezultuar se 1 në 10 persona kontrollojnë celularët e tyre ndqërkohë që kryejnë marrëdhënie.

Nëse ky ju duket si një problem, keni të drejtë. Personat e përfshirë në studim, në momentin që celularët e tyre ishin me zile ose dridhje, kanë paraqitur shenja të çrregullimit të përqëndrimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit. Me fjalë të tjera edhe nëse nuk e keni këtë çrregullim, smartphone-i juaj do t’ju bëjë të silleni sikur e keni.

Nëse mendoni se keni një problem të tillë, atëherë vendosja e celularit në opsionin “silent” do t’ju ndihmojë. Sipas ekspertëve, kjo këshillë vlen dyfish në dhomën e gjumit

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: