image Kjo është 20 vjeçarja që u gjet e vdekur në Pejë

Siguri

Foto/ Kjo është 20 vjeçarja që u gjet e vdekur në Pejë

news image

Mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë, në tarracën e katit shtatë të një banese është gjetur pa shenja jete, B.L 20 vjeçare.

Policia po merret me këtë rast i cili është inicuar si “hetim i vdekjes”. Ekipi mjekësor ka konstatuar se vajza kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sinjali sjellë fotografinë e vajzës që dyshohet se bëri vetëvrasje, nuk dihet ende  motivi që e çoi drejt vdekjes 20 vjeçaren.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Sinjali/