Mbase nuk kemi për të ecur kurrë mbi ujë por të paktën mund ta bëjmë me biçikletë. Manta5 Hydrofoiler XE-1 ka pedale, motor elektrik dhe një bateri sikur të ishte një biçikletë elektrike.
Por gjithashtu ka krahë prej fibrash karboni të cilat bëjnë të mundur që biçikleta të qëndrojë mbi ujë me shpejtësi prej 20 km/h.
Motori 460-vat elektrik fuqizohet nga një bateri e cila jeton për një orë të plotë.
Kompania e cila e ka ndërtuar vendosi të shtojë një motor elektrik në mënyrë që njerëzit ta përdorin në distanca më të gjatë si përshembull nga një jaht për në breg.
Kompania Zelandeze u themelua në 2011 dhe prototipin e parë e prezantoi në 2017-ën.
Afro 30 të tilla janë shitur tek mbështetësit e parë të projektit. Aktualisht biçikleta shitet për 7395 dollarë dhe u prezantua në CES në Las Vegas.