Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka shkruar “Kismet +2”, transmeton Gazeta Sinjali.
Ish-presidenti i Kosovës ka publikuar një fotografi pas votimit në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës.
Pacolli shihet së bashku me zv/kryeministren e Nismës, e cila është pjesë e Qeverisë dhe me deputeten tjetër të AKR-së.
“Një kafe me grupin pas votimit të Rimëkëmbjes Ekonomike, kismet +2”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë që AKR-ja ka dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, Pacollin dhe Mirlinda Sopin. /Gazeta Sinjali/