image Prizren: Dënohet me një vit burg personi që kishte vjedhur një telefon në vlerë 25 euro

Drejtësi

Prizren: Dënohet me një vit burg personi që kishte vjedhur një telefon në vlerë 25 euro

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me një vit burgim të pandehurin Sh.Ç për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, i dyshuari më datë 24 tetor 2019 rreth orës 11:00 në korridorin e QKMF-së në Prizren kishte vjedhur nga një femër një telefon në vlerë prej 25 eurosh e më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, Gjykata ka gjobitur të pandehurin edhe me gjobë 500 euro të cilën shumë ai duhet ta paguajë brenda 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit./Gazeta Sinjali/