Vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi private, banesa, institucione private e ato financiare janë bërë një fenomen shqetësues për qytetarët të cilët po pësojnë humbje të mëdha. Në shumë prej rasteve, të dyshuarit arrijnë që të ikin nga vendin i ngjarjes dhe të mos identifikohen si të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme në Ferizaj është arrestuar një person i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje nëpër qytet.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 24-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.