image Kishin shitur substanca narkotike, Gjykata në Prizren merr vendim ndaj tre personave - Sinjali

Kishin shitur substanca narkotike, Gjykata në Prizren merr vendim ndaj tre personave

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të pandehurve J.K., Gj.Sh., dhe B.H., për shkak se dyshohet që kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Gjykatës, më 2 maj në orët e mesnatës në Prizren, tre të pandehurit pa autorizim kanë blerë ose poseduar me qëllim të shitjes substancat narkotike, kështu që pas bastisjes në shtëpinë e të pandehurit A.Sh., janë gjetur substanca narkotike.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë të cilën i pandehuri A.Sh., e mbante me qira, janë gjetur substanca narkotike dhe atë: një pako me rizlla – mbështjellëse të Marihuanës, një qese najloni me 30 Qese te mbushura me substance te dyshuar për narkotik te llojit Marihuane me peshe totale 28.51 Gram, Substance e dyshuar për narkotike e llojit Marihuane  me peshe 16.32 Gram,

Nëntë qese najloni me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Marihuanë me peshë totale 4.07 Gram, një qese najloni me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Marihuanë me peshë totale 52.94 Gram, një qese najloni me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit Marihuanë me peshe totale 0.33 Gram, një peshore elektronike e llojit Konstant me numër :14192-645C, Qese te zbrazëta plastike për mbushje te Marihuanes (rreth 100 cope ),  Një grinder ngjyre hiri, Një grinder ngjyre hiri dhe një grinder ngjyre ari, ku të pandehurit i kanë përgatitur me qëllim të shitjes”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin