Derisa, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po izolojnë bizneset nga paniku i koronavirusit, në Kinë është ulur dukshëm numri i rasteve të reja me koronavirus, duke rikthyer shpresat te konsumatorët vendas.
Ditën e mërkurë, qendrat tregtare dhe restorantet u lejuan t’u shërbejnë qytetarëve nëse përmbushin standardet strikte për mbrojtjen nga infeksionet.
Rigjallërimi i bizneseve shihet si thelbësor për ekonominë kineze, kur vetëm në dy muajt e parë të vitit mësohet se rreth 5 milionë banorë humbën vendin e punës për shkak të epidemisë.
Epidemia e koronavirusit në Kinë që nga fundi i dhjetorit ka infektuar mbi 81 mijë persona në total, 70 mijë janë shëruar dhe 3,240 veta kanë humbur jetën.
Megjithatë, numri ditor i pacientëve të rinjë që paraqiten me simptoma ka zbritur nën 20, thuajse të gjithë të prekurit tashmë të ardhur nga jashtë.
Përmirësimi radikal i situatës ka bërë që autoritetet të mendojnë tërheqjen e gati 42 mijë mjekëve dhe infermierëve të thirrur në detyrë në provincën e Hubeit në kulmin e epidemisë në janar dhe shkurt.
Ekipe të vogla të njohura me kushtet dërgohen të ndajnë përvojën me kolegët e tjerë nëpër botë që tani përballen me krizën./Gazeta Sinjali/