Një person vdiq dhe më shumë se 5 mijë e 600 të tjerë u prekën gjatë stuhisë së madhe të borës në Tongliao ku bora arriti 59 centimetra pas rënies së borës për 46 orë.
Një stuhi dëbore në Rajonin Autonom i Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore ka ndërprerë trafikun dhe mbyllur shkollat. Në Changchun, kryeqyteti i provincës Jilin të Kinës Verilindore, aeroportet u mbyllën. Aeroporti Ndërkombëtar Xiantao në Shenyang, Provinca Liaoning, u rihap të martën pasi reshjet e borës u qetësuan.
Sipas raportimeve të mediave, autoritetet në Tongliao lëshuan një alarm të kuq për stuhi dëbore për tre ditë të vazhdueshme që nga e diela.
Stuhia e borës bëri presion edhe në rrjetin elektrik. Njëzet linja transmetimi në qytete në Jilin u shembën dhe Korporata e Rrjetit Shtetëror të Kinës dërgoi rreth 3,000 punonjës për të zgjidhur problemin. Linjat e transmetimit u kthyen në shërbim që nga mbrëmja e së martës.
Nëse bora nuk shkrihet sa më shpejt që të jetë e mundur, ekziston rreziku i një “katastrofe të bardhë”, një problem i zakonshëm në zonat baritore kur më shumë se 15 cm borë grumbullohen në bar dhe bagëtitë nuk mund të kullosin, raportoi Televizioni Qendror i Kinës. /GazetaSinjali/