image Kina protestuesve në Hong Kong: Mos luani me zjarrin

Botë

Kina protestuesve në Hong Kong: Mos luani me zjarrin

news image

Kina ka nisur një paralajmërim të ashpër ndaj protestuesve në Hong Kong, duke thënë se do të dështojnë tentimet e tyre për të luajtur me zjarr.

Një zëdhënës i zyrës së politika të Kinës në Hong Kong, u ka thënë protestuesve “të mos nënvlerësojnë vendosshmërinë e qeverisë qendrore”.

Ai ka pretenduar se mbrapa dhunës në qytet qëndrojnë forcat anti-kineze.

Protestat në Hong Kong janë duke u mbajtur për nëntë fundjava, duke kundërshtuar qeverisjen aktuale.

Të hënën, liderja e këtij vendi, Carrie Lam ka paralajmëruar se qyteti është në “prag të një situate shumë të rrezikshme”.

Në adresimin e saj të parë për media në dy javë, ajo ka akuzuar aktivistët se kanë përdorur projektligjin për ekstradim vetëm si arsyetim për arritje të synimeve të tyre.

Protestat, që fillimisht kanë nisur për të kundërshtuar një projektligj kontravers për ekstradim, nuk kanë dhënë shenja se do të ndalen.

Qyteti të hënën është përballur me probleme të mëdha të transportit.

Në po të njëjtën ditë protestuesit janë përleshur me policinë, pasi kjo e fundit ka nisur gaz lotsjellës në tentim për të shpërndarë marshuesit.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës, por gëzon liri unike që nuk shihen në pjesën tjetër të shtetit.