Kina po pretendon se ka krijuar dy ilaçe kundër koronavirusit.
Shkencëtarët e Universitetit të Zhejiang, kanë thënë se ilaçet Abidol dhe Darunavir rezultuan efektive në provat paraprake për ndalimin e zhvillimit të virusit në organizëm.
Drejtuesja e ekipit shkencor mjekësor, ka thënë se zbulimi ishte bërë nga mjekët që punojnë për gjetjen e kurës në rajonin e Hubeit, që është edhe epiqendra e koronavirusit. Nëse të gjitha provat e radhës rezultojnë të efektshme, kurat pritet të jenë gati brenda një kohe të shkurtër.
Teksa kujtojmë se pak ditë më parë edhe shkencëtarët italianë arritën të pengonin në laborator zhvillimin e koronavirusit.
Autoritetet kineze thonë se deri më tani kanë arritur të shërohen 898 pacientë të infektuar me koronavirus, të cilët iu janë nënshtruar terapive në spitale.
Deri më tani virusi është përhapur në 25 vende të botës. Numri i të vdekurve në gjithë globin ka arritur në 494, vetëm 2 jashtë territorit të Kinës.