Kina do ta ndalojë tregtimin e mishit të qenve dhe maceve. Kjo sëmundja dyshohet se lindi për shkak të konsumit të mishit të kafshëve.
Në Shenzhen po kërkohet që të cilësohet i jashtëligjshëm konsumi i qenve dhe maceve.
Ndërsa një pjesë tjetër e vendit, ka vendosur të ndalojë tregtinë e specieve të egra si lakuriqët dhe gjarpërinjtë, për të cilët shkencëtarët dyshojnë se çuan në shpërthimin e coronavirusit.
Rregulloret e propozuara nga qeveria e qytetit rendisin nëntë lloje të mishit të autorizuar për konsum, duke përfshirë mishin e derrit, pulës, viçit dhe lepurit, si dhe peshkun dhe produktet e detit./Gazeta Sinjali/