Joshua Kimmich, nuk dëshiron ekip tjetër, i qëndron besnik Bayern Munich.
Edhe pse shumë lojtarë janë duke menduar largimin, mesfushori i cili luan edhe si mbrojtës i djathtë, ka pranuar ofertën e bavarezëve.
Ai do të rinovojë kontratën dhe në aspektin financiar klubi gjerman e ka vlerësuar Kimmich.
Sipas asaj që shkruan “Bild”, mesfushori do të nënshkruajë deri në vitin 2026 dhe do të përfitojë dyfishin e pagës aktuale, që do thotë 16 mln euro në sezon, duke u bërë një nga më të paguarit e klubit. /GazetaSinjaliSporti/