Ylli televiziv, Kim Kardashian vazhdoi shfaqjen e saj të stilit të çuditshëm në ahengun e organizuar nga Justin Bieber pas përfundimit të Met Gala në Webster Hall në New York.
Kim u bashkua në ceremoninë e mbushur me yje me motrën e saj Kendall Jenner dhe shoqen e saj Hailey Bieber, shkruan DailyMail.
Kim portretizoi personazhin e famshëm ‘Catwoman’ e veshur me fustanin elastik i cili e mbuloi atë nga qafa e saj deri tek gishtat e këmbëve, ndërsa ajo vuri një maskë dhe një palë syze për të kompletuar pamjen e çuditshme.
Ajo ishte e mbështjellë me një pelerinë të gjatë të zezë, e cila e bënte të dukej si një super heroinë.
Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak ditë pasi super ylli bëri paraqitje të ngjashme në disa evente me renome botërore, duke u shfaqur tërësisht në të zeza.
/GazetaSinjali/