image Kidnapimi i tre policëve, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Siguri

Kidnapimi i tre policëve, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë

news image

Ka filluar tashmë mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pas situatës së krijuar së fundmi në Veri, ku tre pjesëtarë të policisë së Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe.

Policia e Kosovës ka deklaruar se forcat serbe kryen një kidnapim klasik ndaj pjesëtarëve të Policisë, në Leposaviq, në një zonë ku kryhet kontrabandë nga ana e Serbisë.

Mbledhjet e Këshillit zhvillohen nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, për çështje që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

Detyrë e këtij Këshilli është rekomandimi i politikave dhe i strategjive për sigurinë.

/GazetaSinjali/