image Osmani në OKB: Serbia duhet të pajtohet që Kosova është shtet i pavarur - Sinjali

Osmani në OKB: Serbia duhet të pajtohet që Kosova është shtet i pavarur

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke folur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Osmani ajte ka thënë që Serbia duhet të pajtohet që Kosova është shtet i pavarur.

Sa i përket kërkesës së Serbisë, nuk ka pasur ndonjë dispozitë të ligjeve ndërkombëtare. I themi Serbisë t’i respektojë ato sepse akoma dyshon në pavarësinë e Kosovës. Edhe pse Kosova nuk është anëtare në OKB, është kampione e madhe e paqes në botë”, ka thënë ajo.

Presidentja gjatë fjalimit të saj, e ka falënderuar OKB-në për ndihmën për pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Para 22 viteve kam dëgjuar takimet e OKB-së për fatin popullit tonë përderisa kam qenë refugjate dhe tani si Presidente dua të ju falënderoj unë dhe populli ynë, pasi shohim shtetin tonë i cili është i pavarur dhe sovran, dhe kjo është bërë më ndihmën e aleatëve tanë”, tha Osmani.

Ne kemi kaluar shumë, sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe që të kthehemi mbrapa, andaj shohim para”.

Personat në Kosovë qëndrojnë për të gjithat vlera për mirëqenie. Sot ata besojnë që të kemi gjithëpërfshirje të barabartë, ne po bëjmë gjithçka që të kthejmë besimin në realitet”.

Më lejoni të kërkoj nga ju qe të mbani mendjen dhe zemrën e hapur për Kosovën, neve na leni punën tjetër, ne do ta bëjmë punën e duhur në bashkëpunim me vendet aleate”. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin