image Konflikti Rusi-Ukrainë, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Rajon

Konflikti Rusi-Ukrainë, Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar rreth tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, si edhe situatën në Ballkanin Perëndimor, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë takim po marrin pjesë, kryeministrja Ana Bërnabiq, ministri i mbrojtjes Nebojsha Stevanoviq, ai i punëve të brendshme, Aleksandar Vulin, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, drejtori i BIA-s Bratislav Gashiq, komandanti i Njësive Anti-terroriste, Spasoje Vuleviq, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

/GazetaSinjali/