Këngëtarja e njohur shqiptare Kida, së fundmi është fotografuar afër një personi shumë të rëndësishëm për të. Bëhet fjalë për nënën e artistes, e cila pothuajse e shoqëron këngëtaren kudo.
Këtë imazh e ka publikuar vetë Kida në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës, transmeton Sinjali.
“Dashuria e jetës sime”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet e buzëqeshur përkrahë nënës.
Këngëtarja në intervista të mëhershme nuk ka hezituar të tregojë që merr mbështetje të madhe nga prindërit, e sidomos nga e ëma që e konsideron edhe shoqe shumë të mirë.
Ndryshe, Kida është duke e shijuar suksesin e këngës “Tela” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Kënga është publikuar më 12 qershor dhe deri më tani numëron mbi 32 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/