Festivali i muzikës shqipe, “Alba Festival”, i cili u mbajt për herë të parë në Zvicër në vitin 2019, pritet që të mbahet edhe sivjet.
Shumë yje kanë filluar që ta konfirmojnë pjesëmarrjen në këtë festival që do të mbahet më 4 dhe 5 shtator.
Në mesin e shumë artistëve është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi, Kida, e cila ka njoftuar përmes një postimi në story në Instagram, duke u shprehur se mezi po pret.
Kida ka qenë pjesëmarrëse në këtë festival edhe në vitin 2019 me shumë artistë të suksesshëm
“Alba Festival”, synon të jetë një pikëtakim për një ‘miks’ të muzikës moderne nga Shqipëria dhe nga Kosova dhe të stabilizohet si një platformë për shkëmbimin ndërkulturor./Gazeta Sinjali/