image Kida kreative në imazhet e fundit

Bota e Yjeve

Kida kreative në imazhet e fundit

news image

Njëra ndër artistet më të dashura, ka publikuar një fotosesion ku është shfaqur unike.

Fama dhe arritjet e saj po shtohen vazhdimisht, ndërsa edhe ndryshimet që artistja po i bën janë të shpeshta.

Bëhet fjalë për këngëtaren simpatike, Kida, e cila është prej femrave të estradës që është në hap me modën e fundit dhe sjell trende të reja.

Kida është e guximshme kur flitet për ndryshime, ndësa flokët janë “specialiteti” i saj, pasi së fundi ka ndryshuar disa herë ato.

Pasi u bë bionde, këngëtarja ka realizuar një fotosesion unik ku shfaqet me një stil të ri flokësh. Me gërsheta të disenjuara lart, Kida dukej e mahnitshme dhe e veçantë.

Vetë artistja nuk ka zbuluar nëse fotot janë shkëputur nga ndonjë projekt i ri, por që ky ndryshim u prit mirë nga dhuruesit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Kida mbetet aktive me këngë të reja, projekti i saj i fundit është “Edhe sa”/Gazeta Sinjali/