image Kida falënderon ata që e uruan për datëlindje, ka një njoftim për fansat

Bota e Yjeve

Showbiz/ Kida falënderon ata që e uruan për datëlindje, ka një njoftim për fansat

news image

Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik si Kida, sot feston datëlindjen e 22-të.

Artistja shqiptare me këtë rast ka marrë urime të shumta nga familjarët, shokët, kolegët e fansat, transmeton Gazeta Sinjali.

Për këto urime, Kida ka vendosur që t’i falënderojë publikisht të gjithë ata që ia kanë bërë ditën më të mirë.

“Faleminderit shumë të gjithëve për urimet e sinqerta. Ma keni ndreqe ditën, jom shumë e lumtur që i kom njerëzit ma të mirë rreth vetes, njerëz si ju ma bëjnë jetën më të mirë. Menxi spo pres me i publiku krejt senet e radhës… vazhdoni me pritë! Ju dua”, ka shkruar Kida sipër një imazhi të publikuar në InstaStory.

Ndryshe, “Malli” është projekti i fundit muzikor i Kidës. Kënga është publikuar në muajin nëntor dhe deri më tani numëron mbi 5 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/