image Kica-Xhelili i reagon Kurtit për drejtorin e RTK-së: Po abuzon qëllimshëm, kjo është brutalisht e pafalshme

Kosovë

Kica-Xhelili i reagon Kurtit për drejtorin e RTK-së: Po abuzon qëllimshëm, kjo është brutalisht e pafalshme

news image

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar lidhur me deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili kur u pyet lidhur me zgjedhjen e Rilind Gërvallës si Drejtor në RTK, ndër të tjera tha se është kryeministri i parë që s’ka asnjë të punësuar me mbiemër të tij në asnjë prej ministrive.

Duke komentuar këtë përgjigje, Kica-Xhelili ka thënë se sipas kryeministrit, “rehatimi i mbështetësve, bashkëpartiakëve, donatorëve të VV, madje edhe përfshirja e tyre në afera potenciale milionëshe në sektorin energjetik dhe jo vetëm, AMNISTOHET, sepse nuk e paskan mbiemrin Kurti”.

“Kjo të detyron të dalësh nga vetja, e ta pyesësh: E në Mal të Zi, kryeministër, a ke? Apo Norvegji?  Shtëpinë ku e ke? Më të rëndësishmen, familjen, gruan e vajzën, ku? Ku i arsimon? Ku i shëron? A ballafaqohet vajza jote në shkollë me bullizimin që fëmijët e politikanëve në Kosovë i kanë duruar deri në vaj depresiv për shkak të diskursit tënd kur ti i shpallje tradhëtarë? Varret e gjyshërve e babgjyshërve, dhimbjen e familjarëve të vrarë me mbiemrin tënd, a e ke?”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Këtë përgjigje të Kurtit, deputetja e LDK-së e ka cilësuar si ofenduese dhe të pafalshme.

“Mos, kryeministër! Je mjaftueshëm inteligjent për të kuptuar që po ofendon përtej asaj që e duron kjo shoqëri, që nënkupton se po e bën qëllimshëm. Po abuzon qëllimshëm. Kjo është brutalisht e pafalshme”, ka shkruar Kica.

https://www.facebook.com/doarsakica/posts/pfbid02pF7xgs7zp6KDKCac91hqdggHTQxzm39hcpqva6VJJiKQDg2ezeX1Pp91cwZv2ijZl?cft[0]=AZXdolfUNo2NdziGkfvw6EMiogqONf38LrFzgeFwLBkc3dAZlKZKy_0o-Dd2CmJYeraUFE9oxDYmTDByvsrUg1HqTHMr5vct2VlnU9PhcR1cgyNj0uHa9DAKjrr3tYDAQD9MPn7_tRekd90ujfXdQBX-&tn=%2CO%2CP-R

Ndryshe, Gërvalla është i afërt me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai vetë ka publikuar fotografi në mbështetje të kësaj partie politike.

Shoqëria civile vazhdimisht ka kërkuar që drejtori i RTK-së të mos jetë partiak ose që ka bindje partiake.

/GazetaSinjali/