Kiara Tito vazhdon të jetë njëra prej personazheve më të përfolura të këtij viti, pas paraqitjes së saj në Big Brother VIP Albania.
Kiara, e cila në natën finale i dha fund beqarisë duke u martuar me Luiz Ejllin – këngëtarin që fitoi edicionin e dytë special të Big Brother VIP Albania – pa dyshim është personi i dytë pas Luizit që është përfolur në media.
Nëse Luizi ka 9 miliardë klikime në rrjetet sociale, sidomos tiktok, Kiara zë pa dyshim vendin e dytë me më shumë së 4 miliardë klikime.
E nusja më e re e Shkodrës dhe e Shqipërisë ka postuar një set fotosh me një fustan të stilistit Valdrin Sahiti, të cilën e veshi para dasmës, duke treguar edhe njëherë atë se pse e meriton të quhet “yll”, pasi që fansat kanë filluar që ta krahasojnë atë më yjet e Hollywoodit.
Por, Kiara pos lëvdatave shpesh merr edhe kritika, më së shumti për lidhjen e saj me Luizin. Sido që të jetë, Luizi ka thënë se nuk shqetësohet për kritikat, me “rëndësi që ai është i dashuruar në Kiarën” dhe se për të “ai dëshiron të jetë burri ideal”.