image KHF Istogu konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane, do të marr pjesë në EHF Cup

Sporte të tjera

KHF Istogu konfirmon pjesëmarrjen në garat evropiane, do të marr pjesë në EHF Cup

news image

Bordi udhëheqës i klubit të hendbollit Istogu ka vendosur që ky klub të jetë pjesë e garave evropiane, përkatësisht në EHF Cup.

Pasi që në tri vitet e fundit Istogu ka thënë fjalën e vet në kupa të evropës duke arritur edhe rezultate historike, kualifikim në 16-të skuadrat më të mira të kupës Challange.

“Dhe tani kur palestra në qytetin tonë është në përfundim e sipër kemi vendosur që mos të ndërprejmë kontinuitetin e pjesëmarrjes në evropë. Për herë të katërt me radhë do te jemi pjesë e kupave evropiane dhe ndeshjet e garave evropiane do ti zhvillojmë për herë të parë në Istog, para publikut, dashamirëve dhe qytetarëve istogas. Falënderojm të gjithë ata që kontribuan qoftë në aspektin finaciar, qoftë edhe në mënyra tjera, për të ngritur dhe mbajtur nivelin e KHF Istogu”, thuhet në njoftimin e këtij klubi në faqen zyrtare në Facebook./Gazeta Sinjali/