image Kharkiv u godit 65 herë dje, 600 ndërtesa banimi janë shkatërruar

Botë

Kharkiv u godit 65 herë dje, 600 ndërtesa banimi janë shkatërruar

news image

Kharkiv u godit 65 herë të hënën dhe 600 ndërtesa banimi janë shkatërruar deri më tani, thonë zyrtarët.

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pas sulmeve të shumta goditën qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv të hënën, tha të martën Oleh Syniehubov, kreu i administratës rajonale të Kharkiv.

Syniehubov tha se kishte 65 raste të bombardimeve kundër qytetit vetëm të hënën. Ai tha se luftimet po vazhdonin në Izium, Balaklia dhe Dergachi, tre qytete në rajonin e Kharkiv.

Ndërkohë, 600 ndërtesa banimi në qytet ishin shkatërruar në sulmet ruse që nga fillimi i luftës, tha të hënën kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov, duke shtuar se shtëpitë nuk mund të riparohen, shkruan CNN.

Njerëzit në fakt humbën shtëpitë e tyre“, tha ai.

Pesëdhjetë shkolla dhe një numër institucionesh mjekësore, përfshirë spitalet e lindjes, u bombarduan gjithashtu në Kharkiv”, shtoi tutje.

Diku tjetër, Volodymyr Matsokin, nënkryetari i bashkisë së Izium, tha se qyteti i tij ka qenë “nën rrethim për dy javë, pa ujë, pa energji elektrike, ngrohje, ushqim, ilaçe, komunikim“.

Situata nuk është më e mirë se sa në Mariupol. Kemi marrë informacione se ata që i mbijetuan granatimeve po vdesin nga sëmundjet dhe mungesa e ilaçeve. Nuk ka njeri që t’i varros të vdekurit“, tha ai, duke shtuar se qyteti ka nevojë urgjente për ndihmë humanitare.

/GazetaSinjali/