image Khaled Hosseini: Makthi nga i cili afganët kishin frikë po shpaloset para syve tanë

Botë

Khaled Hosseini: Makthi nga i cili afganët kishin frikë po shpaloset para syve tanë

news image

Shkrimtari afgano-amerikan, Khaled Hosseini, ka reaguar për situatën në vendin e tij pasi që talebanët morën nën kontroll vendin e tij dhe qytetarët duan të largohen.

Hosseini i cili në librat e tij ka përshkruar tmerret e luftës në Afganistan dhe gjendjen e mjerueshme të popullit të tij, thotë se makthi që kishin afganët prej vitesh tashmë po shpaloset, pas vendimit të amerikanëve për t’u tërhequr.

Ai gjithashtu kërkon që populli afgan të mos braktiset pasi ka 40 vjet që kërkon paqe.

Vendimi amerikan është marrë. Dhe makthi nga i cili kishin frikë afganët, po shpaloset para syve tanë. Ne nuk mund të braktisim një popull që ka kërkuar dyzet vjet paqe. Gratë afgane nuk duhet të ligështohen përsëri pas dyerve të mbyllura dhe perdeve të tërhequra. Lutuni për Afganistanin”, shkroi ai në Twitter./Gazeta Sinjali/