image KGjK themeloi komisionin për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj Driton Muharremit

Kosovë

KGjK themeloi komisionin për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj Driton Muharremit

news image

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka themeluar sot komisionin ad hoc për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të KGjK-së i cili ka qenë i përfshirë në bisedat e publikuara në media, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme që e kanë mbajtur.

Në audio-inicizimet e publikuara në media pretendohet të jetë i përfshirë edhe anëtari i KGjK-së/gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Driton Muharremi.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, mbajti sot mbledhje të jashtëzakonshme (të mbyllur) me një pikë të rendit të ditës: “Diskutim për veprimet e KGjK-së pas publikimit në media të bisedave të regjistruara ku përfshihet një anëtar i KGjK-së”.

Me këtë rast, KGjK themeloi komisionin ad hoc për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj anëtarit të KGjK-së, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës nenit 19 “Procedurat disiplinore për anëtarët e Këshillit”.

/Gazeta Sinjali/