image KFOR-i pas vendimit për reciprocitetin e targave me Serbinë: Situata në veri është stabile - Sinjali

KFOR-i pas vendimit për reciprocitetin e targave me Serbinë: Situata në veri është stabile

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve. Vendim ky që është nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta Sinjali.

Në pikën kufitare në Jarinje, krahas Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, janë parë edhe trupa të KFOR-it.

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella ka thënë se situata e sigurisë është e qëndrueshme.

Ai ka shtuar se misioni i NATO-s po e vazhdon aktivitetin e tij në përputhje me mandatin e tij nga OKB.

“Situata e sigurisë është e qëndrueshme. KFOR -i vazhdon të zhvillojë aktivitetet e tij në përputhje me mandatin e tij në OKB – që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: