Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve. Vendim ky që është nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta Sinjali.
Në pikën kufitare në Jarinje, krahas Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, janë parë edhe trupa të KFOR-it.
Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella ka thënë se situata e sigurisë është e qëndrueshme.
Ai ka shtuar se misioni i NATO-s po e vazhdon aktivitetin e tij në përputhje me mandatin e tij nga OKB.
“Situata e sigurisë është e qëndrueshme. KFOR -i vazhdon të zhvillojë aktivitetet e tij në përputhje me mandatin e tij në OKB – që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Gazetën Sinjali.