Klubi futbollistik nga kryeqyteti, KB Prishtina ka zyrtarizuar Ismet Munishin si njeriun e ardhshëm të stolit të klubit.
Munishi e kishte bërë publike disa ditë më parë zyrtarizimin e tij tek Prishtina, ndërkohë tani njoftimin e ka bërë edhe skuadra kryeqytetase.
Nëpërmjet një videoje, KB Prishtina i ka uruar mirëseardhje trajnerit Ismet Munishi.
“Një epokë e re për Prishtinën po fillon”, ka shkruar faqja zyrtare e KB Prishtinës.