image KF Llapi shpallet kampion i Kosovës, pas triumfit në vazhdime ndaj Prishtinës

Futboll

KF Llapi shpallet kampion i Kosovës, pas triumfit në vazhdime ndaj Prishtinës

news image

Superkupa e Kosovës u zhvillua sot me përballjen: Prishtina – Llapi, shkruan Sinjali Sport.

KF Llapi është shpallur kampion i Superkupës së Kosovës për vitin 2021.

Legjendat mposhtën bardhekaltërit pas 120 minutave me rezultat 1-3.

Takimi pas 90 minutave shkoi në vazhdime pasi që u mbyll me rezultat 1-1.

Vazhdimet ishin më të mira për mysafirët nga Podujeva, duke shënuar dy herë.

Golat në këtë ndeshje i shënuan, Oto John filloi dhe për ta mbaruar me Prishtinën (66′), kurse llapjanët realizuan me Alidemajn, që i barazoi shifrat (86′).

Në vazhdime Valmir Veliu me një super gol kaloi podujevasit në avantazh (101′), kurse nga pika e bardhë përsëri Alidemaj e konkretizoi golin e epërsisë prej dy golave (114′).

Në këtë përballje përpos golave, kishte edhe kartonë të kuq, gjithsejtë tre, dy për Prishtinën një për Llapin.

Endrit Krasniqi u ndëshkua në min e 27-të, derisa Arbnor Ramadani barazoi shifrat në fushë duke marrë edhe ky të kuq në min e 72-të.

Në vazhdime me të kuq u ndëshkua edhe portieri i kombëtares së Kosovës, Betim Halimi, i cili debutoi sot me Prishtinën.

Në kryeqytetin e Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” është luajtur ky ballafaqim. /Gazeta Sinjali Sporti/