image KF Arbëria mbetet pa kryesi, jepin dorëheqje presidenti me gjithë stafin drejtues
[wp-story id="814678"]

Futboll

KF Arbëria mbetet pa kryesi, jepin dorëheqje presidenti me gjithë stafin drejtues

news image

Klubi futbollistik Arbëria ka njoftuar se kryesia e klubit ka jepur dorëheqje, përcjell Sinjali Sport.

Presidenti i skuadrës nga Dobraja e Lipjanit, Jahir Krasniqi së bashku me kryesinë e klubit kanë dhënë dorëheqje prej të gjitha funksioneve të klubit.

Klubi i është dorëzuar kryesisë së fshatit thuhet në komunikatën me shkrim në faqen zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë i skuadrës së Arbërisë (pa ndërhyrje):

Kryesia e KF ARBËRIA jep dorëheqje

Presidenti i Klubit Futbollistik “Arbëria” Dobrajë e madhe Jahir Krasniqi dhe Kryesia e klubit japin dorëheqje nga të gjitha funksionet në klub.

Klubi i dorëzohet Kryesisë së fshatit dhe i hapet rrugë klubit që të shëndrrohet në Shoqëri Aksionare, me qëllim të organizimit sa më të mirë të klubit.

KF Arbëria mbetet në pozitat e larta në tabelë, ku nga vendi i parë dallimi është vetëm 3 pikë.

Të interesuarit për të qenë pjesë e klubit në ri-organizim ditëve në vijim mund të paraqiten tek Kryesia e fshatit Dobrajë e madhe, konkretisht tek Kryetari i Këshillit të fshatit Dobrajë e madhe, Skender Gashi.

Kryesia e klubit falemnderon të gjithë ata që e kanë përkrahur klubin që nga themelimi e deri më tani, me theks të veqant grupi e tifozëve “Stuhia e kuqe”.

Kryesia në largim do të jetë e përkushtuar të kalojë të gjitha kompetencat zyrtarisht tek Kryesia në ardhje.Me respekt!KF Arbëria

/Gazeta Sinjali Sporti/