Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Tokio 2019”.
Xhudistja pejane në çerekfinale mposhti kampionen e botës në vitin 2017, Ali Shishime.
Kelmendi në gjysmëfinale do të përballet me xhudisten e talentuar japoneze nga Japonia, Uta Abe e cila është vetëm 19 vjeçare.
Majlinda rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa të dytin e mposhti xhudisten meksikane, Luz Olvera në kategorinë -52 kilogramë.