Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka bërë të ditur se ku mund të llogaritni se sa mund t’ju vie fatura e energjisë me tarifat e reja.
Ky postim nga ZRrE-ja vjen pas vendimit të sotëm, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për ata konsumatorë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat në muaj.
Këta konsumatorë do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.
Kalkulatorin për llogaritjen e konsumit të energjisë elektrike sipas tarifave të reja mund ta gjeni KËTU.