image 'Shokohet' llapjani, fatura e rrymës i shkon mijëra euro për një muaj - Sinjali

‘Shokohet’ llapjani, fatura e rrymës i shkon mijëra euro për një muaj

news image

Hajzer Zeqiri, nga fshati Zakut i Podujevës, i cili jeton në një familje shtatë anëtarëshe, muajin e fundit ka mbetur i shokuar nga fatura e energjisë elektrike.

Sikur në secilin muaj tjetër edhe këtë të fundit, i shkoi njoftimi elektronik për shpenzimet mujore të energjisë elektrike, por që këtë muaj ishte jashtëzakonisht më shtrenjtë, kjo ngaqë, sipas KEDS-it, familja Zeqiri ka shpenzuar energji elektrike, në vlerë, hiç më pak se 2 mijë e 580 euro, në vetëm një muaj.

Kam kërku me u ndrru ora, është ndrru ora me datë 26 këtij muji, janë ndërruar edhe dy ora tjera, por pas dy dite kanë ardhë në pasqyrë të përditësimit 2580 e diçka euro… unë kam kërku prej tyre çka është arsyeja, po nuk më kanë dhënë arsyje“, thotë kryefamiljari Zeqiri.

E me shpresën se ky gabim do të përmirësohet, Zeqiri ka kontakuar zyrtarët e KEDS-it.

Kështu, nga 2850 euro, pas ankesave, atij i është përditësuar fatura dhe i është kërkuar të pagujë vetëm 105 euro.

Ma kanë largu prej pasqyres atë shumë e kanë kthy në një shumë tjetër, do të thotë në të njëjtën ditë…. është fatura e fundit 105 euro e 8 cent… por nuk është 108 euro por kalon mbi 44 auro e 97 euro, prej 97 euro kalon në 105 euro e 8 cent“, vijoi ai.

E rreth këtij gabimi, është arsyetuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili thotë se ky ishte një gabim teknik në aplikacionin e KESCO-s.

Bëhet fjalë për një gabim teknik që ka ndodhur në aplikacionin e KESCO-s, ndyshe fatura e tij ka shku në rregull shihet që është 105 euro fatura dhe nuk ka ndonjë gabim aty, do të thotë secili konsumator duhet ta paguaj faturën që i shënohet në faturë“, tha Buzhala.

Sipas Buzhalës, ky gabim teknik është rregulluar menjëherë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: